Zajmina Vasjari gjatë një prononcimi për “Kosova Sot” ka zbuluar çfarë i pëlqen dhe çfarë jo.
Bukuroshja nga Shqipëria nuk ka edhe shumë gjëra që nuk pëlqen. Njëra prej të paktave është që e ruan me fanatizëm njeriun e zemrës, dhe nuk i pëlqen kur e pyesin për të. Ajo urren edhe kur dikush e pyet se sa para fiton në një koncert.
Por, këngëtares i pëlqen shoqëria dhe miqësia e mirë, prandaj gjithmonë gjen kohë të qëndrojë shokët dhe shoqet. Asaj i pëlqen të jetë e njëjta kudo që mund të jetë. I pëlqen edhe të gatuajë dhe specialiteti i saj në kuzhinë janë ëmbëlsirat. /Telegrafi/